Tre shkrimtare të rinj janë shpallur fitues të fondit të Qendrës së Librit. Veprat e tyre të gjykuara në dorëshkrim nga juria, do të botohen me financim të Qendrës Kombëtare që synon të nxisë lëvrimin e letërsisë shqipe.

Qendra Kombëtare e librit dhe Leximit ka shpallur sot tre fituesit e fondit të Krijimtarisë Letrare për të rinj.

Juria e përbërë nga Lili Sula, Alfreda Peza dhe Virion Graçi nga 17 aplikime përzgjodhën Behar Jacajn me librin me tregime “Hoteli përbri kishës dhe disa tregime të tjera”, Flogerta Krypin me romanin “28 rrahje zemre matematikore” dhe Xhoana Jakun me romanin fantashkencë, “Dritëhijet dhe fatet”.

Fondi që synon të mbështesë talentet e reja në letërsi i merr veprat në shqyrtim si dorëshkrime dhe botohen me financim të qendrës. Fituesit u vlerësuan për stilin, fantazinë, lirshmërinë dhe strukturën.