Presidenti i SHBA-së, Joe Biden do të presë liderët e Suedisë dhe Finlandës në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar për aplikimet e tyre në NATO, të enjten.

Gjithashtu kryeministrja suedeze Magdalena Andersson dhe presidentja e Finlandës Sauli Niinisto pritet të diskutojnë rreth sigurisë europiane si edhe për forcimin e partneriteteve të ngushta duke u fokusuar për edhe tek çështjet globale.

Në fokus pritet të jetë edhe situata në Ukrainë, kështu ka bërë me dije zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre.