Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, ndodhet sot për një vizitë zyrtare në Tiranë. Pas takimit me kryeministrin Rama, Michel ka falenderuar ate si nje aleat dhe mik i te vertete i BE-se duke qene ne krah te Ukraines edhe ne KS te OKB.

Nga ana tjeter, ai theksoi se Shqiperia i ka plotesuar te gjitha kushtet dhe se bisedimet duhet te hapen sa me shpejt.

Michel: Është kënaqësi që rikthehem në Shqipëri. Që nga vizita në fillim 2020 shumë gjëra kanë ndryshuar. Një gjë nuk ka ndryshuar dhe nuk do ndryshojë kurrë angazhimi ynë për integrimin tuaj në BE. Sot momenti për t’u takuar me një mik dhe aleat të vërtetë. Ne vazhdojmë të rrisim presionin ekonomik ndaj Rusisë, dëshiroj t’ju falënderoj për punën tuaj. Ju keni qenë një partner i besueshëm dhe një mik dhe aleat i vërtetë.
Ne diskutuam dhe marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe BE-në. BE mbetet financuesi më i madh për Shqipërinë, duhet të japim energji të reja për integrimin.
Ne duhet të bëjmë përshpejtimin e integrimit. Ne do të kemi një takim të 27 udhëheqësve të BE-se me ju dhe vendet e BP. Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet për të nisur bisedimet me BE dhe duhet konferenca e parë duhet të mbahet sa më parë. Restaurimi i mozaikut është një simbol i fuqishëm i trashëgimisë së Shqipërisë dhe bashkëpunimin me BE-në. Javët në vijim do jenë kyçe, shpresojmë se do marrim vendimet e duhura dhe të drejta.