Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, e ka vlerësuar Shqipërinë maksimalisht për partneritetin me Bashkimin Evropian dhe ka theksuar se negociatat me Tiranën, duhet të hapen një orë e më parë.

Por pertej kesaj, Michel dha edhe nje tjeter lajm ne konferencen per mediat pas takimit me kryeministrin. I pyetur nese e mbeshtet Open Balkan, ai ishte i qarte kur tha se ” Une e mbeshtes Ballkanin e Hapur, sepse ky projekt pershpejton rrugetimin e Ballkanit drejt BE”. Nga ana tjeter Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, u beri thirrje te gjithe vendeve qe te bashkohen ne kete nisme.