Në një komunikim nga Kryesia, Enkelejd Alibeaj tha se vendit i duhet një president mbi palët dhe jo një president i dhomave të errëta.

Gjatë fjalës së tij, Alibeaj tha se për figurën e re të presidentit duhet të plotësohen disa kritere dhe se kjo është edhe arsyeja përse ende nuk është depozituar asnjë emër.

“Duhet të përcaktohen disa kritere. Një president anti-komunist, pra nuk duhet të mos ketë anëtar i presidiumit, prokuror , gjyqtar e me radhë…Dëshmitë për angazhimin dhe çrrënjosjen e komunizmit përbëjnë avantazh dhe këto kritere janë vlera kryesore. Mund të them se jemi qëndruar fort tek çështja e kritereve dhe jemi të hapur t’i diskutojmë. Me rëndësi është procedura pasi garanton respektimin e kritereve, pra kemi qëndrimin që opozita duhet të propozojë, pra duhet një proces që të mos e shndërrojë në buzëkuq të mazhorancës, nuk do t’ja bëjmë këtë shqiptarëve dhe pres publikisht nga përfaqësuesit e mazhorancës të ketë qëndrimin e tyre. Presim reagimin e tyre dhe në bazë të reagimit do të kemi një reagim tonin”, tha Alibeaj.

Si do të zgjidhet?

Alibeaj: Duhet të krijojmë një proces , nuk jemi për të pasur proces në dhoma të errëta, pasi nuk kanë rezultuar të mira për shqiptarët kur i kemi pasur. E kemi detyrim ndaj shqiptarëve, presidenti është i shqiptarëve dhe jo i dhomave të errëta. Qëndrimet tona janë të bëra publike.

Pse nuk depozitoni emra?

Alibeaj: Nuk do të ishte e udhës që të mos vrapojmë pas emrave pa vendosur kriteret që profilizojnë figurën e presidentit, kështu e kemi e menduar.

Bylykbashi dhe Boçi negociator?

Alibeaj: Kjo çështje është tejkaluar tashmë dhe jemi në një çështje të rëndësishme.

Të hënën do të ketë kandidat për deputet?

Alibeaj: Flas në emër të deputetëve që kanë shprehur opinionin e tyre.