200 mijë euro. Kjo është shifra që do të fitojë çdo lojtar i Milanit nëse kuqezinjtë ia dalin të fitojnë titullin kampion. “Djalli” ka vendosur një premio, e cila është bërë publike edhe nga mediet italiane.

Të besuarit e Piolit janë shumë afër Skudetos pasi u mjafton një pikë në Reggio Emilia, në ndeshjen e fundit të Serie A, e programuar të luhet në shtëpinë e Sassuolos. Triumfi në kampionat me siguri do të jetë një impuls i madh ekonomik për klubin, që do mundet të gjenerojë shumë të ardhura, që do përdoreshin më së miri për një merkato të madhe.