Pedagogu Fitim Zekthi ishte i ftuar në rubrikën Opinion në “News24” ku komentoi edhe zhvillimet në kampin blu. Zekthi u shpreh se është një zhgënjim dhe keqardhje për të gjithë ajo që po ndodh në Partinë Demokratike që sipas tij është bërë qesharake.

Sipas Zekthit Berisha me lëvizjen e tij po përpiqet të krijojë një parti nacionaliste islamofobe, një parti që nuk ka vend në PPE pasi ai është non grata. Ai shtoi se në thelb të kësaj lëvizje është pushteti dhe interesat e tij.

Shohim një lëvizje personale për interesa personale. Ky është një zhgënjim për të gjithë. Kjo është kriza e politikës shqiptare, Kemi kudo pellgje të molepsuar me baktere që nuk prodhojnë asgjë të re. Është keqardhje e madhe për këtë që po ndodh. Këtu ka problem deri te paracetomoli por është prblem perspektiva e të rinjëve dhe fëmijëve. Ky lloj pellgëzimi i politikës shqiptare por sidomos me opozitën e cila ofron një luftë personale me shpifje sharje. PD nuk është një parti me identitet të qartë konservatoer, është bërë një parti qesharake.Këta thonë jemi konservatorë dhe shajnë përjashtojë. Është një rrëmujë e vërtetë. Është dëshmi e kalbëzimit e pellgjeve. Ne duam vetëm të kontrollojmë pushtetin. Berisha me lëvizjen e tij po përpiqet të formësojë një parti që i jep ngjyrat e një partie nacionaliste janë parti islamofobe. Nuk e di pse e zgjedh Berisha këtë. PD ka qenë anëtare e PPE-së. Berisha e di se kjo PD ne PPE nuk ka vend sepse ai është non grata. Shqipëria nuk mund t’i imitojë këto parti. Këto parti në europë marrin nga 2 deri në 6%. Janë parti që nuk janë zgjidhje për Europën.