Hyrja e tifozëve në stadiumin “Air Albania” ka filluar, teksa pritet të luhet finalja e Conference League mes Romës dhe Feyenoord.

Mediat kanë fiksuar momentin e arrestimit të një tifozi të Feyenoord. Ai kishte arritur të kalonte kordonin e parë të policisë, por më pas i janë vënë prangat.

Ende nuk dihet arsyeja e arrestimit të këtij tifozi.

Ndërkaq mësohet se tifozët i janë nënshtruar kontrolleve të rrepta të sigurisë. Ata duhet të jenë të pajisur me biletën, ndërsa do të kontrollohen që të mos marrin me vete sende të forta si dhe monedha.