Për të rritur sigurinë rrugore policia e Tiranës ka vijuar kontrollet intensive edhe këtë të hënë. Në filtrin e efektivëve të rrugores kanë qenë kryesisht mjetet luksoze të cilat nuk zbatonin kodin rrugor.

Efektivët në terren kanë konstatuar që drejtuesit e mjeteve nuk u japin përparësi këmbësorëve në vijat e bardha dhe gjobiten me 3 mijë lekë.

Po ashtu shumë mjete të tjera u ndaluan sepse kishin errësuar xhamat e makinave në kundërshtim me ligjin dhe janë gjobitur në vlerën 15 mijë lekë të reja.

Një prej këtyre drejtuesve, që u ndalua për xhama të mjetit të errësuar u arrestua sepse tentoi të korruptojë punonjësin e policisë duke I ofruar 2 mijë lekë.