Mazhoranca dhe opozita ranë dakord sot që që në dy raundet e ardhshme, opozita të propozojë për zgjedhjen e presidentit. PS nuk do të bëjë propozime në këto raunde.

Nëse nuk miratohet asnjë kandidat deri në përfundim të raundit të tretë, PS ka të drejtën të propozojë në raundin e katërt dhe të pestë.

Enkelejd Alibeaj: Propozimin na e jep Kushtetuta, nuk na e jepni ju. Tre raundet e para propozimi të jetë i opozitës. Jeni dakord me dokumentin që u kemi dhënë?

Taulant Balla: E zgjidhëm, ramë dakord. Deri në raundin e tretë propozimet i keni ju. Mos harroni, nëse doni të konsultioni ndonjë emër na thoni kur. Atëherë ramë dakord..

Enkelejd Alibeaj: E di që po flet si kryetar Kuvendi por bëje kur të bëhesh. U vendos!