Kreshnik Spahiu ka reaguar i habitur në lidhje me fitoren e 20 anëtarëve të Kryesisë së Partisë Demokratike të cilët u shpallën ditën e djeshme.

Në mesin e tyre ishte edhe emri i Fatbardha Kadiut si një nga kandidatet më të votuar pasi kishte arritur të merrte 148 vota.

Përmes një postimi në “Facebook”, Spahiu shkruan se Fatbardha Kadiu është një emër i panjohur për politikën.

Sipas Spahiut emri është shkruar gabim, duke dashur të shkruhej Fatbardh Kadilli, ose opozita “ka shkuar për skrap”.

“Sipas lajmeve zyrtare: Njeriu më i votuar ne Partinë Demokratike doli FATBARDHA KADIU.

Kur e lexova shkarazi mu duk si Fatbardh Kadilli por isha gabuar. Pyeta dhjetra miq por nuk e njeh askush se cila është kjo grua.