OKB-ja raporton 180 raste të ndalimeve arbitrare dhe zhdukjeve të mundshme me forcë të disa zyrtarëve lokalë, gazetarëve, aktivistëve, ish-anëtarëve të ushtrisë dhe civilëve të tjerë nga trupat ruse në zonat e Ukrainës të kontrolluara nga Moska.

Komisionerja e Lartë e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet, raporton për “The Guardian” se pesë persona prej tyre u gjetën të vdekur dhe disa u dërguan në Bjellorusi dhe Rusi, pa e ditur familjet e tyre. U gjetën gjithashtu tetë raste të zhdukjeve të mundshme me forcë të individëve pro-rusë në territorin e kontrolluar nga Ukraina.