Prokuroria e Kavajës e mohon faktin që i riu që humbi jetën në komisariat të ketë humbur jetën prej dhunes. Burime nga institucioni i akuzës bënë me dije se në trupit e 31-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune. Për ngjarjen prokuroria ka ngritur një grup hetimor dhe ka nisur veprimet e para hetimore. Hetuesit në bashkëpunim edhe me Agjencine e mbikqyrjes policore janë duke kryer veprime hetkmkre edhe për efektivët e policisë që ishin në shërbim në kohën kur ndodhi ngjarja.

Grupi hetimor ka nisur hetimet për sqarimin e rrethanave, të ngjarjes, si edhe nxjerrjen e përgjegjësive. Efektivët e shërbimit të dhomave të paraburgimit do merren në pyetje mbi prcedurën që është ndjekur pas shoqërimit të 31-vjeçarit dhe për mënyrën se si i riu kreu vetvrasjen.

Përvec tij në pyetje do merren edhe të afërmit e familjarët e viktimës, Ilvi Meta. Ndërkohë që në të riut është duke iu bërë ekspertiza mjekoligjore e cila do të nxjerrë edhe shkakun e vdekjes së Metës. Ky i fundit u arrestua mesditën e sotme pasi Gjykata e Kavajës kish caktuar në mungesë masën e sigurisë arrest me burg në mungesë. Meta dyshohej për një vjedhje ngjarje e ndodhur rreth një muaj më parë. Një shenjë gishtërinjsh e gjetur në vendin që u vodh, pas hetimeve të prokurorisë rezultoi se ishte e të riut e për këtë prokurorira kërkoi arrestimin e tij, kërkesë e cila u pranua nga Gjykata e Kavajës. Hetimet janë në vijim dhe pritet që ne orët në vijim autoritetet të dalin me një deklaratë më të detajuar.