“Ju a them sinqerisht, nuk fshihem”, Marash Kumbulla, ylli kuqezi, nis me këto fjalë, intervistë e tij për Corriere dello Sport, ku ka folur për finalen e Conference League e cila do të zhvillohet në shtëpinë e tij, në Tiranë, në “Air Albania”:

Në fillim të sezonit, kur mësova se finalja e Conference League do të zhvillohej në Tiranë, e fiksova menjëherë në kokën time si objektiv për tu arritur. Për mua që kam lindur në Itali nga një familje shqiptarësh, ishte një shenjë e fatit. Për fat të mirë ëndrrat edhe bëhen realitet. Tani na takon neve të kompletojmë këto vepër duke mundur Feyoonord, edhe pse e dimë se nuk do të jetë e lehtë”, u shpreh Kumbulla duke shtuar:

“Do të ishte bukur nëse do të luaja, do të isha një gënjeshtarë nëse do të them të kundërtën, të paktën të luaj për disa minuta, por vendimet i merr trajneri nëse na takon ti respektojmë. Nëse nuk do të luaja në fushë do të bëj tifo nga pankina. Të gjithë të ekzaltuar nga finalja? Të gjithë kemi dhënë një kontribut këtë sezon dhe do të vazhdojmë ta bëjmë, nga Torino në Tiranë. Kemi luajtur shumë ndeshje por kemi ende energji edhe për një sforco të fundit”, u shpreh Kumbulla për “Corriere dello Sport”.