Kreu i KLP, Alfred Balla në mbledhjen e zhvilluar këtë të enjte u shpreh se këto ditë është aluduar për njëanshmëri.

Drejtuar kreut të SPAK, Balla e pyet nëse e ndjejnë presionin që është bërë këto ditë.

“Këto dite retorika politike ka aluduar për njëanshmëri dhe ngadalësim të disa çështjeve sensitive nga ana juaj. Si ndihet moralisht trupa e prokuroreve BKH? A ndjeheni nën presion?”, tha Alfred Balla.

Nga ana e tij, Kraja tha se të gjithë janë të ndërgjegjshëm që punojnë në një institucion të rëndësishëm dhe për persona që kanë pushtet.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama në daljet e fundit ka shprehur akuza ndaj SPAK për njëanshmëri, ndërsa ka kërkuar të zhvillohet hetime për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Si kundërpërgjigje Kraja ka theksuar se janë të vetëdijshëm për situatën, por synimi i tyre është respektimi i ligjit.

Kraja: Dua të them që gjithë prokurorët dhe BKH janë të ndërgjegjshëm që punojnë në institucion të rëndësishëm dhe për persona që kanë pushtet. Pa diskutim do të ketë opinione, do të ketë presione. Janë jashtë nesh të gjitha. E rëndësishme për ne është të jemi korrekt me zbatimin e ligjit. Kemi bërë një mbledhje. Ju kam thënë gjithë trupës, vazhdoni punë, vlerësoni provat.