Maxhoranca dhe opozita do të ulen sot në tryezën e negociatave për të diskutuar për çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri.

Negociatat do të zhvillohen në nivel grupesh parlamentare dhe ato do të kryesohen nga kryetari i grupit socialist Taulant Balla.

Takimin e parë Balla do ta zhvillojë me Mesila Dodën e menjëherë pas saj me Fatmir Mediun.

Kreu i grupit parlamentar të demokratëve, Enkelejd Alibeaj nuk ka konfirmuar ende pjesëmarrjen në negociata, ndërkohë që shumica ka përjashtuar nga ky proces përfaqësuesit e Komisionit të Rithemelimit.