Nga Valon Arifi/ Për shkak të qëndrimeve të ndryshme të Gjukanoviqit dhe Abazoviqit ndaj Open Ballkanit, lexo servilizmin ndaj Albinit që e shpie në urrejtjen ndaj Ramës, ky gajle se ka pse rren hapur.

Abazoviqi s’ka qenë kurrë krah i djathtë i Millosheviqit kur ai vendosi aparteidin në Kosovë siç ka qenë Gjukanoviqi.

Abazoviqi s’ka qenë në pushtet si Gjukanoviqi kur nga Podgorica bombardohej Dubrovniku me armatën e Millosheviqit.

Abazoviqi nuk ka qenë kurrë në listat e interpolit dhe policisë anti-mafia italiane dhe evropiane.

E që pastaj në ndërkohë Gjukanoviqi bëri mirë që ndërroj anë edhe u bë kundër pushteteve në Beograd dhe për euro-atlantizëm, kjo është temë tjetër.
Përtej motiveve të tij.

Por ta manipulosh opinionin duke e paraqitur Abazoviqin si më pro-serb se Gjyukanoviqi, edhe atë duke u paraqitur veten si të majtë progresiv dhe nacionalist, siç i pëlqen Zaimit ta portretizojë veten, ky është kulmi i poshtërisë dhe gënjeshtrës.

Abazoviqit, shqiptarit të së majtës liberal-qytetare të gjelbërt.

Fullirant, manipulues dhe gënjeshtar 🙂

Thjesht kështu flet kur për bindje dhe parim ke vetëm servilizmin.