Aktori i njohur, Morgan Freeman është një nga rreth 1000 shtetasit amerikanë që janë goditur nga sanksionet Ruse, përfshirë edhe ndalimin e hyrjes në Rusisë.

Mes emrave të publikuar të cilëve iu ndalohej hyrja në Rusi ishte edhe Presidenti amerikan Joe Biden dhe Sekretari i Shtetit Antony Blinken.

Gjithashtu kujtojmë se në listën e individëve të sanksionuar duke përfshirë politikanë, mjekë, aktivistë apo gazetarë është edhe Mark Zuckenberg.