Kryeministri Rama gjatë prezantimit të projektit fitues për Muzeun Hebraik Shqiptar, nga studio e njohur izraelite “Kimmel Eshkolot Architects”, muze që do të hapet në Vlorë dhe do të tregojë të dokumentuar historinë e rrallë shqiptare të shpëtimit të hebrenjve në vitet e errëta të Holokaustit, tha se Shqipëria nga të gjitha raportet përshkruhet si streha e hebrenjve.

“Shqipëria është i vetmi vend që nuk ka zbuluar asnjë prej hebrenjve të strehuar gjatë Luftës së Dytë Botërore,” tha Rama.