Jose Mourinho ka punuar me disa prej lojtarëve më të mirë të viteve të fundit. Edhe pse nuk është aspak një detyrë e lehtë, portugezi ka zgjedhur11-shen më të mirë të lojtarëve me të cilët ka punuar.

Mourinho, i cili ka drejtuar Benfica, Leiria, Porto, Chelsea, Inter, Real Madrid, Manchester United, Tottenham dhe Roma gjatë karrierës së tij ka lënë jashtë yje si Iker Casillas, Marcelo, Karim Benzema, Zlatan Ibrahimovic, Samuel Eto’o, Wesley Sneijder dhe Romelu Lukaku.


Skuadra, të cilën e ka zbuluar për Daily Mirror, është rreshtuar me një skemë 4-3-3, dhe është: Petr Cech; Javier Zanetti, John Terry, Ricardo Carvalho, Ashley Cole; Claude Makelele, Frank Lampard, Mesut Ozil; Eden Hazard, Didier Drogba, Cristiano Ronaldo.

Tetë nga 11 lojtarët e zgjedhur kanë punuar me Special One te Chelsea, pjesa më e madhe e të cilëve në aventurën e tij të parë me londinezët, me përjashtim të Hazard-it, me të cilin ka punuar në aventurën e tij të dytë në Stamford Bridge.