Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka treguar bilancin e gjyqtarëve dhe prokurorëve që kanë kaluar procesin e vettingut. Nga 530 gjyqtarë e prokurorë, 179 janë shkarkuar dhe 51 kanë dhënë dorëheqjen.

“Ku është shqetësimi ynë sot? Nga 530 gjyqtarë dhe prokurorë që kanë kaluar procesin e vettingut 179 janë shkarkuar për deklarim të rremë, fshehje pasurie dhe mungesë të burimeve financiare për pasuritë e krijuara dhe 51 të tjerë kanë dhënë dorëheqjen për shkak të procesit të vettingut. Nga ata ka një shqetësim akoma më të madh. 27 kanë dhënë dorëheqje pasi kanë marrë vlerësimin e pasurisë nga KPK, për të tjerët është bërë vlerësim pasurie por nuk dihet fati i tyre”, tha Manja.