Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel në një intervistë për CNN është shprehur se Putini ka bërë shumë gabime në luftën në Ukrainë pasi ai mendonte se Bashkimi Europian nuk do të ishte i bashkuar në përgjigjen ndaj agresionit rus.

“Nëse e shikojmë situatën, Putini ka bërë disa gabime,” tha Michel.

“Ai mendonte se Bashkimi Evropian nuk do të ishte i bashkuar, se nuk do të ishte në gjendje të kishte të njëjtin pozicion me aleatët tanë transatlantikë. Ai mendoi se Ukraina nuk do të mund të qëndronte më shumë se disa ditë. Bota mund ta shohë këtë. Ushtria ruse nuk është aq e forte. Bota mund të shohë se NATO po zgjerohet me Suedinë dhe Finlandën që kanë kërkuar anëtarësim”, tha ai.