Në takimin që ish-kryeministri, Sali Berisha zhvilloi pasditen e së enjtes në Korçë në kuadrin e fushatës së tij për kreun e PD-së, ai u prit me entuziazëm nga demokratë të vjetër dhe të rinj.

E një ndër këta të rinj ishte edhe Enri Vrenozi, që iu bashkua babait të tij, Ilir Vrenozit.

Babë e bir kishin pasur konflikte mes tyre, për shkak se Iliri mbështeste Foltoren, ndërkohë që djali i tij ishte në krahun e Lulzim Bashës.

Me dorëheqjen e këtij të fundit, familja Vrenozi është bërë njësh me Berishën.