Përfaqësimi i Ronela Hajatit në Eurovizion është bërë sërish “mollë sherri” mes artistëve në studion e emisionit “Open”. Këngëtari Ardit Çuni dhe Robert Aliaj kanë debatuar ashpër, madje duke kaluar edhe në ofendime.

Sipas Aliajt, kënga dhe performanca ishte mediokre, ndërsa shtoi se gjithë gjëja ka qenë e deleguar.

Aliaj: Mediokër sigurisht që ishte, por edhe i pa menduar. Ishte diçka kot. Nuk ishte këngë njëherë. Kishte ulëritje, nuk kishte ide që do të sundonte të gjithë spektaklin.
Pse jo tallava? Është sikur të krahasosh tallavanë që në vetvete është zhanër rrugësh. Muzika ka nivelet e veta si letërsia, si çdo fenomen social dhe politik, me klasa sociale. Është klasa më e ulët sociale. Në zhanerin e muzikës është ajo më ordinere. Nuk kap asnjë vlerë, por merr vlerë kur je i pamend ose i pa edukuar. Ndaj po çuditem, si djemtë dhe vajza të reja të kenë kaq pak formim që t’i duket tallavaja e drejtë.

Çuni: Kam aq nivel sa të mbyll televizionin kur del në TV, dhe të ndaloj familjarët të të shohin.

Aliaj: Po mbylle mër ti, mor trap. Po bën debat të ulët.

Çuni: Të thuash që nuk ke nivel, është… Unë po tregoj një të vërtetë që ndodh.