Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja bashkë me Kryetarin e Bashkisë, Agron Malaj morën pjesë në ceremoninë përkujtimore organizuar në Varrezat e Dëshmorëve të Matit në kuadër të 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve.
“Përulësisht! Nderim dhe respekt përjetë martirëve që dhanë gjakun për atdheun”, theksoi ministri Manja.
Ndërsa kryebashkiaku Agron Malaj: “Lavdi përjetë Dëshmorëve të Atdheut! Mirënjohje për sakrificën dhe kontributin e tyre”.