Roberto Mancini, trajneri i Italisë, i ftuar në forumin “Futbolli që Italia meriton”, i organizuar nga Corriere dello Sport, ka folur për situatën e kombëtares së tij.

“Unë e kam marrë drejtimin katër vite më parë dhe shpresoja që të dilnin më shumë lojtarë të rinj, gjë që fatkeqësisht nuk ka ndodhur. Në këto katër vite ka ndodhur shumë pak, jemi pak a shumë të njëjtët”, ka thënë Mancio.

“U duhet dhënë besim trajnerëve: e ka bërë Milan-i me Pioli-n dhe po fitojnë kampionatin. Duhet dhënë mundësia që të vazhdojnë edhe nëse gabojnë, në mënyrë që të aktivizojnë më të rinjtë pa rrezikuar: është një problem që kemi.

“Kur ne ishim të rinj, lojtarët që i interesonin kombëtares shkonin një herë në muaj në Coverciano. Është një gjë e rëndësishme, që do të fillojmë ta bëjmë. Futbolli është i bërë edhe nga humbje, por fakti që kemi rënë me 30% si lojtarë italianë është shumë. Futbolli italian ka patur gjithmonë shumë kampionë, disa herë edhe më shumë se duhet, por tani ka më pak se duhet”.

“Çfarë i kërkoni futbollit italian? Të ketë më shumë mundësi për të njohur lojtarët, t’i thërrasim në Coverciano për t’i provuar: nëse unë thërras një lojtar të ri, cilësor, por që stërvitet me Kombëtaren A ndodh ajo që ka ndodhur me Zaniolo-n. Më pas, këta të rinj duhet të kenë mundësinë që të luajnë: në dy-tre muaj përmirësohen, ka ndodhur edhe me ne”.