Nënkryetarja e LSI, Kejdi Mehmetaj ka folur për një aksion të përbashkët mes LSI dhe Komisionit të Rithemelimit.

Në një lidhje me skype në studion e lajmeve në Vizion Plus, Mehmetaj tha se LSI po bashkëpunon me Komisioni e Rithemelimit për të reflektuar brenda parlamentit aksionet që ata kanë jashtë.

“Në paralament ndodhin situata të caktuara të cilat kërkojnë reagime të caktuara. LSI për shkak të të gjithë asaj që ndodhi me kodin zgjedhor nuk arriti që në parlament të ketë një grupt të vetin parlamentar dhe si rjedhojë gjen bashkëpunimet e saj në mënyrë që aksionet që ne kemi jashtë, të refletohen në parlament. Kjo ndodhi me përfaqësues së Rithemelimit të PD. Për momentin, LSI është tej mase e fokusuar brenda aksionit të saj, benda riorganizimit të saj” tha Mehmetaj.

Ndërkohë, përsa i përket kritikave të kryeministrit Edi Rama ndaj SPAK, ajo theksoi se e lexon këtë si një lloj frike dhe presioni të Ramës ndaj drejtësisë.

“Mendoj që nuk është asgjë veçse frika. Qytetarët e dinë që deri tani Rama u mësua që të kishte një opozitë ku drejtuesi i saj kryesor të bënte lëvizje në favor të Ramës. Tani që po rikthehen në skenën politike aktorë të fuqishëm e që nuk blihen lehtshëm nga askush e që dinë të bëjnë opozitë të fortë, kjo gje po e shqetëson Ramën e tani ka filluar me zhurmat. E lexoj edhe si një lloj presioni që ai po tenton të bëjë ndaj drejtësisë”, tha Mehmetaj.