Këngëtarja Elsa Lila është e lirë dhe ndaj saj nuk rëndon më asnjë akuzë në vendin fqinj, në Itali, për artisten e ka dhënë daja i saj, njëkohësisht avokati i njohur Saimir Visha.
Vishaj thotë se sapo është takuar me mbesën e tij, Elsën e cila gëzon liri të plotë.
“Jam kthyer sot nga Italia. Kam drekuar me të. Elsa ka qenë e lirë, është e lirë dhe janë pushuar të gjitha akuzat. E gjitha një keqkuptim. Pafajësia e saj ka qenë që në momentet e para. Sot nuk ka më asnjë akuzë. Kam qenë me të. Më vjen turp për ata kanë vjell vrer për Elsën”, – tha Vishaj.
Delaratat avokati i njohur i dha në një emision në Syri TV.