Kryeministri i vendit Edi Rama ka mbërritur pasditen e sotme në Bruksel dhe është takuar me Shefin e Diplomacisë Europiane, njëkohësisht edhe Zv.President i Komisionit Europian, Josep Borell.

Rama po zhvillon këtë vizitë në kuadër të një takimi të liderve të ballkanit Perëndimor.

Sipas raportimeve në fokus të diskutimeve do të jetë çështja e hapjes së negociatave me BE, por edhe Balkani i Hapur.

Kjo traditë e organizimit të darkave me liderë nga Ballkani Perëndimor është iniciuar nga ish-kryetarja e Diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini, si një mënyrë për të inkurajuar dhe përmirësuar bashkëpunimin brenda rajonit dhe rajonit me BE-në.