Shqipëria është renditur në krye të klasifikimit për rritjen e trafikut ajror duke arritur në 107 fluturime në ditë vetëm javën e kaluar. Këtë bëri me dije kryeministri Edi Rama me një video të publikuar nga Agjencia Europiane e Aviacionit Civil, Eurocontrol.

Portugalia renditet në vend të dytë, Turqia në vend të tretë, Norvegjia në vend të katërt, Spanja në vend të pestë. Për shkak të rritjes së fluksit së lëvizjeve drejt aeroportit të Rinasit, ARRSH dha vendimin që nga data 1 maj qarkullimi do të realizohej me një sens lëvizje me drejtimin nga Qafë Kashari-Rrethrrotullimi i “Nënë Terezës”-Ahmetaq.

Qëllimi i këtij vendimi ishte që të shmangeshin vonesat, ndaj mjetet që vinin nga veriu për drejtimin në Rinas do të ndiqnin lëvizjen Fushë Krujë-Vorë-Qafë Kashar-Aeroport. Ky vendim protestat e banorëve të zonës për 4 ditë me radhë derisa u kthye në gjendjen e mëparshme pasi ARRSH u tërhoq. Banorët fillimisht u treguan skeptikë, duke e mos e besuar lajmin, por i bindi më pas fluksi i makinave që vinin nga sensi i ndaluar.

Ata dolën për të protestuar pasi pati tensione dhe përplasje ndërmjet forcave blu dhe banorëve, të cilët bllokonin aksin rrugor në drejtim të aeroportit “Nënë Tereza”. 260 shtëpi u prekën nga bllokimi i rrugës, ndërsa 130 fëmijë duhet të përshkonin një rrugë shumë të gjatë për të shkuar në shkollë. Ato kërkuan që rruga të rikthehet siç ishte, pasi është një kosto shumë e lartë për jetën e tyre të përditshme dhe se nuk arrinin dot që të shkonin në tokat bujqësore.

Pas protestës së banorëve të Rinasit për hapjen me dy sense të rrugës, ministrja Belinda Balluku pa nga afër situatën ndërsa prezantoi edhe ndërhyrjen që do të realizohet për t’i dhënë zgjidhje trafikut në këtë segment. Ajo u shpreh se ARRSH ka nisur procedurën për ndërtimin e aksit të ri Kthesa e Kasharit-Fshati Ahmetaq-Rinas dhe bëri të ditur se brenda muajit korrik do të jetë gati.