Aktorja me famë ndërkombëtare Angelina Jolie ka vizituar Ukrainën. Mësohet se ajo ndodhet atje për të takuar fëmijët e prekur nga konflikti dhe organizatat lokale që punojnë për t’i mbrojtur ata.

Jolie, e cila është një e dërguar speciale për Komisionerin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, u takua me fëmijë jetimë dhe të zhvendosur – duke përfshirë të rinj të evakuuar nga Mariupol – si dhe me vullnetarë dhe mjekë ukrainas që kujdeseshin për ta.

Aktorja befasoi gjithashtu njerëzit në një kafene në Lviv, në Ukrainën perëndimore. Mediat shkruajnë se ajo u pa në Lviv duke nënshkruar autografe për fansat e saj.