Vijon ende gjyqi Johnny Depp-Ambear Heard, por një tjetër detaj ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve. Shumë komentues besojnë se diçka po ndodh mes aktorit dhe avokates së tij, Camille Vasquez. Madje, po përflitet edhe për një historie dashurie mes tyre.

Mirëpo këto spekulime janë hedhur poshtë nga burime të sigurta pranë Camille Vasquez për TMZ. Burimet kanë thënë se mes dyshes nuk është asgjë më shumë veçse një trillim i fansave nga mediat sociale.

E thënë ndryshe, ata të dy nuk po takohen, pavarësisht nga ajo që disa njerëz shohin në sallën e gjyqit. Në të vërtetë, disa përdorues të TikTok dhe Twitter kanë arritur në përfundimin se këta të dy janë në një marrëdhënie bazuar në ndërveprimet e tyre në gjykatë.

Fakti është se Johnny dhe Camille duken mjaft rehat pranë njëri-tjetrit. Marrëdhënia e tyre është mjaft profesionale por edhe miqësore. Jo vetëm kaq por burimi ka bërë me dije një tjetër informacion të rëndësishëm.