Gina Deuters, një nga mikeshat më të ngushta të Johnny Depp tha se Amber Heard është një person sociopat që dëshiron të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes, e vendosur të shkatërrojë Depp.

Gina, është gruaja e partnerit dhe asistentit të biznesit të Depp, Stephen Deuters.

Ajo ka folur në gjyqin e bujshëm të aktorit me Heard dhe pretendon se Depp është në këtë mes vetëm një viktim.

Në intervistën e saj si dëshmitare, Deuters tha se ajo beson se Heard është një “drama queen” e vërtetë.

“Ka një situatë që u zhvillua me Amber gjatë dasmës. Ajo u përkul nga unë dhe më tha:A grindeni ndonjëherë ti dhe Stephen?’Unë u përgjigja: Ndonjëherë kemi dhe grindje dhe ajo tha: Jo, Gina, zënka të vërteta?Dhe ishte disi shqetësuese”, tha Deuters e cila e njeh Depp për gati 20 vjet.

“Mendoj se ka një pjesë të Amber-it që beson se lufta është pasion. Do të thotë se nëse ka zënka ka shkëndija, fishekzjarre në një marrëdhënie. Amber është dikush që është mësuar gjithmonë të marrë atë që dëshiron. Ajo ka shumë të drejta ligjore dhe mendoj se ka bërë kërkesa të mëdha në divorcin e tyre,” tha Gina.

Duke i bërë jehonë pretendimeve të Depp-it në gjyq, Deuters tha:

Kur Amber iu mohuan ato kërkesa, them se ajo mendoi:’Unë nuk do të arrij atë që dua, kështu që do të të shkatërroj ty’.

Deuters tha se burri i saj e quajti Heardin “një person sociopat që dëshiron të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes” pasi ai padashur u bë ndërmjetës në martesën e Depp dhe Heard në ditët e saj të fundit e më të vështira.

“Burri im e quajti atë një person sociopat dhe sigurisht që nuk i vjen aspak keq për këtë”, shpjegoi ajo.