ANKONA – Një tragjedi ka ndodhur gjatë orëve të vona të natës në ujërat e Barit, ku një rimorkiator “Franco P” u fundos rreth 60 milje larg bregut. Shkaku i aksidentit është bërë deti i trazuar dhe moti i keq.

Deri më tani raportohet se janë të zhdukur 5 persona. Rimorkiatori ishte nisur drejt Shqipërisë për të kryer disa punime. Komandanti, 63-vjeçari nga Katania, u shpëtua nga një anije nga Autoriteti Portual.

Kërkimi për personat e zhdukur vijon ende. Në vend ndodhen pesë anije me mbështetjen e një helikopteri (gjatë orëve janë alternuar një avion i Forcave Ajrore, një i Marinës, një mjet kroat dhe aktualisht një i Autoritetit Portual). Komandanti është aktualisht në shok në Policlinico di Bari.