Diva e muzikës, Britney Spears ka humbur fëmijën që po priste. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur vetë ajo, me anë të një postimi në rrjete sociale.

“Me trishtimin më të madh ne duhet të njoftojmë se e kemi humbur fëmijën tonë të mrekullisë herët në shtatzëni. Kjo është një kohë shkatërruese për çdo prind”, ka shkruar Britney mes të tjerash, në emër të saj dhe të partnerit, Sam Asghari.

40 vjeçarja ka vijuar më tej me deklaratën duke thënë se ajo dhe Sam do vazhdojnë me përpjekjet për të zgjeruar familjen e tyre të bukur. Këngëtarja ka treguar për privatësi gjatë kësaj kohe të vështirë.