Kryebashkiaku Erion Veliaj ka komentuar fjalët se Presidenti në ikje, Ilir Meta, mund të kandidojë për Kryetar Bashkie në Tirane. Në një intervistë për Report TV, Veliaj deklaroi se Ilir Meta nuk e ka guximin që të kandidojë perballe tij. “Nuk besoj se ia mban, por nëse ia mban, do të ishte një betejë shumë e mirëpritur. E mirëpres”, theksoi Veliaj.

Kryebashkiaku tha se Tirana nuk ka asnjë minutë për të humbur. “Qyteti duhet të vazhdojë progresin dhe të mos kthehemi mbrapsht, dhe të mos humbasim ansjë minutë kohë për punët që kemi nisur dhe për të mbaruar shumë prej projekteve që kemi në mes siç janë Piramida, Kopshti Zoologjik, siç janë shkollat dhe një kantier i jashtëzakonshëm që është hapur në Tiranë për të mbyllur rindërtimin”, tha ai.