Në Manchester Cityn e Pep Guardiolës ai do të fitojë rreth 20 milionë euro por mbase dhe më shumë në sezon, por për të përshëndetur në një mënyrë “dinjitoze”, ekipin ku ai u aktivizua Erling Haaland sigurisht që nuk kurseu asnjë shpenzim.

Sipas raportimeve të gazetës gjermane ‘Bild’, sulmuesi norvegjez u largua nga Borussia Dortmund me stil: ai i dha secilit bashkëlojtar një Rolex Submariner me vlerë rreth 15,000 euro .

Në vend të kësaj, një zgjedhje më e lirë për anëtarët e stafit teknik, përfshirë trajnerin Marco Rose: për ta vlera e ores shkon rreth 7 mijë euro.