Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko në takimin me përfaqësues të bankave të nivelit të dytë u ka bërë thirrje atyre që të koordinohen me platformën e Albania për të rritur shpejtësinë dhe efikasitetin e shërbimeve.

“Sot jemi ketu për të harmonizuar përpjekjet e sistemit bankar me e Albania që shërbimet të jenë eficente mos ketë vonesa e mungesë koordinimi. Koordinimi me e Albania duhet të jetë sa më perfekt që shërbimet të jenë sa më të shpejta”, theksoi Guvernatori.

Fjala e Guvernatorit Gent Sejko: Kjo është një çështje që shkon paralel me objektivat që kemi, na ndihmon ta shtyjmë përfshirjen financiare e modernizimin e sistemit të pagesave. Kemi diskutuar shumë herë si koleg me shoqatat e bankave si mund ta rrisim përfshirjen financiare, numrin e llogarive bankare, numrin e personave me llogari bankare, jo vetëm në qytete por dhe zonat rurale. Diskutimi i sotëm për iniciativën e qeverisë për shërbimet online e përshtatjen e sistemeve tuaja shkon paralel me objektivat tona, kjo kërkon edukim financiar që ne e kryejmë e ju e kryeni.

Sot për të harmonizuar përpjekjet e sistemit bankar me e Albania që shërbimet të jenë eficente mos ketë vonesa e mungesë koordinimi.

Koordinimi me e Albania duhet të jetë sa më perfekt që shërbimet të jenë sa më të shpejta