Ukraina do të marrë 9.5 miliardë dollarë ndihmë buxhetore afatshkurtër nga anëtarët e grupit G7 të vendeve të industrializuara.

Ndihma totale financiare e G7 për Ukrainën këtë vit ka arritur në 19.8 miliardë dollarë nga G7. Fondi do të përdoret për të mbyllur boshllëqet financiare dhe për të vazhduar operacionet mes pushtimit rus.

Nuk është bërë e qartë nëse fondi do të përbëhet tërësisht nga grante, apo nëse do të kishte disa kredi.

“Ne do të qëndrojmë pranë, gjatë kësaj lufte dhe pas, dhe jemi gati të bëjmë më shumë”,tha ministri gjerman i Financave, Christian Lindner.