Gazprom pezullon furnizimin me gaz në Holandë

Gjigandi rus i gazit Gazprom ka njoftuar se ka pezulluar furnizimet e tij me gaz ndaj homologut holandez GasTerra .

Shkak është bërë mospagesa për gazin e furnizuar në prill dhe refuzimi për të paguar furnizimet e fundit në rubla.

Lajmi u bë i ditur nga Gazprom përmes një deklarate.

Më herët kompania holandeze i kishte komunikuar Gazprom Export se nuk kishte ndërmend të kryente pagesa në rubla për gazin e blerë, sipas dekretit të presidentit rus Vladimir Putin dhe sipas skemës së propozuar nga Gazprom.a