Gazment Bardhi ka bërë deklaratën e fortë në lidhje me zgjedhjen e Sali Berishës si kryetar I Partisë Demokratike. I ftuar në një emission televiziv Bardhi tha se njerëz të dërguar nga Berisha kanë ushtruar presion mbi gjykatën.

Deputeti democrat tha gjithashtu se rruga ku kanë hyrë një pjesë e PD është e gabuar.

“Njerëz të dërguar nga Sali Berisha kanë ushtruar presin mbi gjykatën. Deri dje thoshte ka ndërhyrë Rama, pastaj Yuri Kim,sot doli Veliaj. Nesër mund të dalë një emër tjetër. Gjykata ka pranuar të dërgojë në apel animimin e Alibeajt. Do të duhet në mënyrë të sinqertë atë që shumicë e kolegëve i prezantuan grupimit që i drejtohet zotit Berisha, platformën e bashkimit. Do të realizojmë atë platformë bashkimi. Nuk ka rëndësi çfarë titulli i jep vetes zoti Berisha. Demokratët do të ndërgjegjësohen se rruga ku ka hyrë një pjesë e PD është e gabuar”, tha ai.