Roma dhe Feyenoord, dy ekipet finaliste të Conference League, kanë menduar të sjellin për tifozët e tyre, pamje nga dhomat e zhveshjes të stadiumit “Air Albania”.

“Shpresoj t’iu pëlqejë”, shkruan klubi i Feyenoord.

Të njëjtën gjë bëri dhe klubi i Romës, duke postuar imazhe nga brenda stadiumit, aty ku do të qëndrojnë përpara se të zbresin në fushë:


“Dhoma jonë e zhveshjes në Tiranë”, shkruan klubi verdhekuq në postimin e tyre në “Facebook”.