Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është fotografuar ditën e sotme, me biçikletë, duke qarkulluar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Nuk dihet se për ku ishte drejtuar Veliaj, i cili pasi priti hapjen e semaforit, vijoi rrugen me dyrrotakun e tij.
Shumë njerëz të njohur e ka kthyer biçikletën nje një mjet të zakonshëm për të lëvizur në Tirane. Kjo për të kryer levizje te shkurtra apo për t’u marrë me aktivitet, favorizuar edhe nga korsitë e biçikletave, që janë shtuar shume në çdo pjesë të qytetit. Veliaj është një ndër politikanët që e përdor më së shumti biçikletën. Që me ardhjen në krye të Bashkisë së Tiranës, një nga nismat e tij ka qenë dhe krijimi i një rrjeti sa më të madh të korsive të dedikuara për biçikletat. Një ndër nismat më të debatuara, por që në fakt po e kthejnë qytetin në një dimension njerëzor.