Fundjava në Morinë nisi me fluks të lartë mjetesh e qytetarë te Kosoves që kaluan në Pikën e Përbashkët Kuftare  Shqiperi-Kosovë me destinacion vendin tonë.

Policisë kufitare i është dashur të punojë me procedurë të përshpejtuar që prej orëve të para të mëngjesit , duke shmangur radhët dhe qëndrimet e panevojshme ne kufi.

Bregdeti mbetet më i preferuari por edhe qytetet e tjera turistike. Shtatë sportele janë në funksion të plotë ndërsa heqja e masave kufizuese të pandemisë prej 1 Majit jo vetëm që ka shmangur vonesat në kontrollet kufitare por edhe ka rritur fluksin e qytetarëve që kalojnë në dy anët e kufirit.Sipas policise kufitare në orët e para të kësaj të shtune kanë hyrë në Shqiperi me shumë se 3260 automjete me rreth 6100 qytetarë.