Elon Musk është shprehur se marrëveshja e tij prej 44 miliardë dollarësh për të blerë Twitter është pezulluar përkohësisht, pasi ai pyeti për numrin e llogarive false ose të padëshiruara në platformën e mediave sociale.

Miliarderi Musk tha se po pret informacione “që tregojnë llogaritë e padëshiruara/të rreme përfaqësojnë më pak se 5% të përdoruesve”.

Pas njoftimit, aksionet e Twitter ranë 25% në treg. Musk ka kërkuar që të mos ketë përdorues të rrjetit sociale me llogari të rreme.

Dhe Twitter tha rreth dy javë më parë se këta përdorues të medias sociale përbënin më pak se 5% të përdoruesve aktivë të përditshëm gjatë tre muajve të parë të këtij viti.

Megjithatë, kompania tha se “vlerësimi ynë i llogarive false ose spam mund të mos përfaqësojë me saktësi numrin aktual të llogarive të tilla. Numri aktual mund të jetë më i lartë nga sa kemi vlerësuar. Ne po kërkojmë vazhdimisht të përmirësojmë aftësinë tonë për të vlerësuar numrin total të llogarive të false.”