Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e kësaj mesdite në Shkodër.

Gazetari Senad Nikshiqi raporton për “BalkanWeb” se në fshatin Bushat, në aksin Shkodër-Tiranë është regjistruar një aksident. Mësohet, se dy turistët teksa udhëtonin me motor janë përplasur me një automjet. Si pasojë, të dy turistët kanë ndërruar jetë.

Ndërkohë, Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet dhe dinamikat e aksidentit në fjalë.