Duka dhe Dukesha e Kembrixhit kanë bërë një paraqitje magjepsëse, krah yllit kinematografik Tom Cruise në premierën e Top Gun-Maverick në Mbretërinë e Bashkuar.

Legjenda e Hollivudit prezantoi Princin Uilliam dhe Kate Middleton me kastin e aktorëve të tjerë të filmit, teksa një model avioni u shfaq mbi tapetin e kuq në sheshin Leicester në Londër.

59 vjeçari Cruise, ka marrë përsipër rolin e togerit të marinës Maverick, i cili vjen 30 vjet pas origjinalit ikonë.

Aktori u shpreh për gazetarët se ai dhe Duka e Kambrixhit ndanë disa interesatë përbashkët: “Ne kemi shumë të përbashkëta. Të dy e duam Anglinë dhe të dy jemi aviatorë, të dyve na pëlqen të fluturojmë,” -u shpreh William.

Duka dhe Dukesha dukeshin shumë klas në tapetin e kuq. William kishte zgjedhur të vishte një një smoking të Alexander McQueen, ndërsa Middleton shumë elegante me një fustan të zi me një shirit të bardhë te pjesa e bustit të Roland Mouret.

Cruise u shpreh i lumtur që u rikthye në tapetin e kuq: “Më pëlqen ajo që bëj, më ka pëlqyer gjithmonë dhe po e shijoj edhe më shumë tani.Veçanërisht pas dy viteve të fundit, një ngjarje si kjo është e jashtëzakonshme.” Ai gjithashtu foli plot emocion për ngjarjen “e rëndësishme” jubilare të Mbretëreshës në Windsor disa ditë më parë, në të cilën mori pjesë.

“Unë mendoj se jam i pandashëm me Anglinë. Unë kam bërë filma këtu për 40 vjet. E dua këtë vend,” tha ai për “Sky News”.