Drejtuesja e AMA (Autoriteti i Mediave Audio-vizive), Armela Krasniqi ka zhvilluar një takim informal me përfaqësuesen e lartë të lirisë së medias në OSBE, znj.Teresa Ribeiro.

Takimi mes tyre u zhvillua në Konferencës së 55 të ‘EPRA’ (Platforma Evropiane e Autoriteteve Rregullatore) në Antwerp të Belgjikës. Takimi është bërë i ditur nga vetë drejtuesja e AMA-s, znj. Krasniqi e cila ka publikuar një foto në rrjetin e saj social shoqëruar me përshkrimin: Është gjithmonë kënaqësi të kem mundësinë të takoj Teresa Ribeiro, përfaqësuesen për lirinë e mediave të OSBE-së. Ajo ishte një nga folësit kryesorë në takimin e 55-të të EPRA. Platforma Evropiane e Autoriteteve Rregullatore.

Kujtojmë se ky është takimi i tretë mes drejtueses së AMA-s, znj, Krasniqi dhe përfaqësueses së lartë të lirisë së medias në OSBE, znj.Teresa Ribeiro. Takimi i parë është zhvilluar në Vjenë në zyrën e znj. Ribeiro, pasi znj. Krasniqi kishte marrë detyrën si drejtuese e AMA-s. Takimi i dytë është zhvilluar në Tiranë dhe takimi i tretë është ai i ditës së djeshme në Antwerp të Belgjikës. (Lexo.al)