Kryeministri Edi Rama i është drejtuar me një gjuhë të ashpër SPAK-ut, duke i thënë se partitë politike s’kanë pse të bëjnë kallëzime politike kur institucionet e drejtësisë duhet të bëjnë punën e tyre.

“SPAK të mos gjuajë me dinamit për cironka. SPAK mos të bëjë KLSH apo inspektimin financiar të financave se janë të ndara. Kam qenë kundër partive politike që merren me kallëzime. Nuk ndodh që partia të bëjnë kallëzime në asnjë vend të botës, por edhe ne kemi bërë kallëzime, edhe së fundmi kreu i Grupit Parlamentar, i cili ishte në vijën e parë në këtë drejtim, prapë ka bërë kallëzim. Donim të ndërtonim Teatrin e Kukullave, por pronën na e ka marrë një gjykatëse, e cila kur i shkon kërkesa i thonë jo, një javë para se ta shporrte Vettingu bën sigurim padie për Teatrin e Fëmijëve. Çfarë kërkon Arben Kraja nga unë?! Çfarë kërkon sot kur këtë gjykatëse e ka këtu e ka në këtë listë për 462 mijë euro të pajustifikuara që janë gjetur nga Vettingu, dhe me një akt haptazi të paligjshëm atje, çfarë kallëzimi kërkon nga unë?! E ritheksoj unë kam shumë respekt për anëtarët e SPAK-ut”, tha Rama.