Katër makina janë djegur gjatë natës në hyrje të Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit. Kanë qenë banorët ata të cilët lajmëruan policinë.

Dy prej automjeteve, tip Audi A6, janë shkrumbuar tërësisht, ndërsa dy të tjerat janë të djegura pjesërisht.

Dyshohet se ngjarja është zjarrvënie e qëllimshme. Mendohet se zjarri i është vendosur fillimisht njërës prej makinave dhe më pas, për shkak edhe të erës, është përhapur në mjetet e tjera që kanë qenë të parkuara aty pranë.

Pamjet nga vendngjarja, të siguruara nga korrenspondentja e Tv Klan Emi Kalaja, tregojnë momentin e flakëve gjatë orëve të para të mëngjesit.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rastin.